bio

Inicimi i rastit

Ekzekutimi i detyrueshëm rregullohet nga ligji i procedurës përmbarimore Nr. 04/L-139 konkretisht neni 22 dhe 29 i këtij ligji përcakton dhe dokumentacionin ligjor që duhet t’i dorëzohen zyreve përmbarimore për të filluar një procedurë përmbarimi, të cituar më poshtë.

Çdo kreditor (gjyqfitues apo të çdo natyre tjetër të kredisë) duhet të depozitojë:

  • Propozimin për përmbarim në kopje të mjaftueshme për palët, zyrën përmbarimore e cila duhet të bëhet detyrimisht me shkrim.
  • Dokumenti përmbarues (vendimin gjyqësor ose çdo akt që neni 22 e cilëson titull ekzekutiv, apo dokumenti i besueshëm sipas nenit 29) i cili duhet të jetë detyrimisht në origjinal ose i noterizuar.
  • Dëshminë e pagesës në të cilin konfirmohet kryerja e pagesës së tarifës përmbarimore.
  • Autorizimin e përfaqësimit nëse pala kreditore përfaqësohet nga një person tjetër.