bio

Zyra Përmbarimore VAIS Law

Zyra Përmbarimore VAIS Law është person juridik i regjistruar pranë Agjencionit për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë me numër të regjistrimit: 71031705, me Përmbarues Privat Ma.Sc. Valdrin Beka dhe Ma.Sc. Isa Gacaferi, të licencuar nga Ministria e Drejtësisë me Nr. Licence 164/14, date: 02.05.2014, përkatësisht 165/14, datë: 02.05.2014.

Qëllimi i themelimit të Zyrës Përmbarimore VAIS Law është të ofrojë tek partnerët e saj një shërbim përmbarimor cilësor dhe të kualifikuar, e organizuar përmes partneritetit te përmbaruesve Privat Ma.Sc. Valdrin Beka dhe Ma.Sc. Isa Gacaferi dhe një stafi me potencial dhe nivel te lartë profesional dhe akademik.

Objektivi ynë është të bëhemi pikë referimi për Kreditorët, të cilët kërkojnë asistencë profesionale, zgjidhje të problemeve ligjore të cilat lidhen me ekzekutimin e Dokumenteve Përmbaruese nga më komplekset brenda një kohe të shkurtër. Me një përvojë shumë vjeçare në fushën e zbatimit të ligjit nga partnerët dhe stafi, Zyra Përmbarimore VAIS Law synon të jetë një derë e hapur për ofrimin e zgjidhjeve të kërkuara. Stafi i ynë është i përbërë nga profesionistë, të kualifikuar, të respektueshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar këdo që frekuenton zyrat tona.

Stafi është aseti më i rëndësishëm i Kompanisë sonë, i cili ka si praktikë punën ekipore, duke bërë kështu që investimi intelektual në zgjidhjen e çështjeve dhe realizimin e objektivave të përcaktuara të jetë më i madh dhe natyrshëm më cilësor. Ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë palëve në procedurë një ambient që ofron seriozitet dhe siguri.

Zyra Përmbarimore VAIS Law është efikase në gjetjen e zgjidhjeve në interesin më të lartë të palëve në procedurë. Marrëdhënia e besimit me palë është detyrim i yni profesional dhe këtë besim e arrijmë nëpërmjet ndershmërisë dhe integritetit profesional dhe njerëzor. Ne sigurojmë shërbim efektiv, me një strategji të ndërtuar sipas rastit dhe njëkohësisht marrëdhënie të ngushtë pune dhe bashkëpunimi.