Tarifat

Masa e tarifës për ofrimin e shërbimit përmbarimor privat përcaktohet me udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë Nr. 06/2014. Normat e tarifave bazohen në vlerën e shumës objekt ekzekutimi. Sipas përcaktimeve të LPP-se dhe UA mbi tarifat Nr. 06/2014, tarifat e parapaguara nga pala kreditore si dhe shpenzimet e kryera gjatë ekzekutimit i ngarkohen debitorit pas përfundimit të procedurës së ekzekutimit duke iu rikthyer palës kreditore.

Tabela 1.

Nr. Vlera e  përmbarimit në euro Tarifa për administrimin e lëndës në euro1 Tarifa për efikasitetin e zbatimit të përmbarimit në euro2
1. Deri 50 euro 5 euro 15 euro
2. Nga 51 deri 100 euro 6 euro 20 euro
3. Nga 101 deri 300 euro 7 euro 30 euro
4. Nga 301 deri 500 euro 8 euro 50 euro
5. Nga 501 deri 1000 euro 9 euro 60 euro
6. Nga 1 001 deri 2 000 euro 15 euro 15 % e vlerës së përmbaruar
7. Nga 2 001 deri 3 000 euro 17 euro 13 % e vlerës së përmbaruar
8. Nga 3 001 deri 4 000 euro 20 euro 11.5 % e vlerës së përmbaruar
9. Nga 4 001 deri 5 000 euro 25 euro 10 % e vlerës së përmbaruar
10. Nga 5 001 deri 7 000 euro 30 euro 8.5 % e vlerës së përmbaruar
11. Nga 7 001 deri 9 000 euro 35 euro 7 % e vlerës së përmbaruar
12. Nga 9 001 deri 11 000 euro 40 euro 5.5 % e vlerës së përmbaruar
13. Nga 11 001 deri 15 000 euro  45 euro 5 % e vlerës së përmbaruar
14. Nga 15 001 deri 25 000 euro 50 euro 4 % e vlerës së përmbaruar
15. Nga 25 001 deri 40 000 euro  55 euro 3.2 % e vlerës së përmbaruar
16. Nga 40 001 deri 60 000 euro 57 euro 2.5 % e vlerës së përmbaruar
17. Nga 60 001 deri 100 000 euro  60 euro 2 % e vlerës së përmbaruar
18. Nga 100 001 deri 200 000 euro 63 euro 1.6 % e vlerës së përmbaruar
19. Mbi shumën 200 000 euro 65 euro 1,2 % e vlerës së përmbaruar

1Tarifat për administrimin e lëndës të parapara në Tabelën 1 si dhe tarifat për veprimet e ndërmarrura të parapara në Tabelën 2 do t’i paguhen përmbaruesit privat, nga kreditori para realizimit të aktivitetit të përmbaruesit, për t’u rimbursuar pastaj nga debitori
2Tarifën e përformancës e cila varet nga efikasiteti i zbatimit të përmbarimit siç është paraparë në Tabelën 1, përmbaruesi privat do ta arkëtoj nga debitori pas kryerjes së veprimit përmbarimore.

 

Tabela 2.

Nr. Veprimi i ndërmarrë Shuma
1. Kopjimi plotësues i shkresave 0,2  euro për faqe
2. Kopjimi i dokumentit personal 0,2  euro për faqe
3. Shkuarja deri te vendi i përmbarimit, por jo me transport nga palët, nëse vendi është më larg se 5 km nga selia e përmbaruesit privat 1 euro për çdo km
4. Prokurimi i të dhënave për pasurinë e debitorit 10 euro për kërkesë, por jo më shumë se 50 euro për të gjitha kërkesat
5. Prokurimi i të dhënave nga organi kompetent për identitetin dhe adresën e debitorit 10 euro
6. Prokurimi i ekstraktit nga regjistri publik, të certifikatës ose kopjes nga gjykata apo organi tjetër 15 euro
7. Dërgimi i shkresave të cilat dalin në kuadër të punës së përmbaruesit privat, rastet kur dorëzimin e kryen përmbaruesi privat 5 euro për dërgesë
8. Dorëzimi i shkresave gjyqësore dhe shkresave të organeve të tjera administrative dhe të institucioneve publike 10 euro për dërgesë
9. Përpilimi i propozimit për zbatimin e përmbarimit dhe të propozimeve tjera, urdhrit për përmbarim dhe konkluzionit 20 euro
10. Përpilimi i kërkesës 10 euro
11. Përpilimi i procesverbalit 30 euro
12. Përpilimi i përgjigjes në kundërshtim 40 euro
13. Përpilimi i shënimit zyrtar 20 euro
14. Pjesëmarrja në shitjen publike dhe ndërmarrja e veprimeve të zbatimit të përmbarimit jashtë zyrës 40 euro për çdo orë të filluar
15. Shikimi i sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme 15 euro
16. Pjesëmarrja në seancën gjyqësore lidhur me kërkesën për evitimin e parregullsive nëse kërkesa është refuzuar 40 euro
17. Lëshimi i vërtetimeve dhe certifikatave nga lënda në të cilën vepron përmbaruesi privat

5 euro për kërkesë

18. Taksa gjyqësore dhe administrative Në shumën reale
19. Shpenzimet reale të krijuara me rastin e ndërmarrjes së veprimeve  përmbaruese Në shumën reale
20. Kryerja e veprimeve në pajtim me nenin 282-289 të LPP-se 100 euro për orën e parë 50  euro për çdo orë shtesë pas kalimit të orës fillestare